24 Prill 2024

Lopez dënohet me 40 milionë për një koncert të anuluar

Qipro, 13 korrik - Jennifer Lopez është duke u përballur me një gjobë në vlerën e 40 milionë dollarëve, për shmangie të një koncerti në Qipro.

Këngëtarja ishte parashikuar të performonte në hapjen e një hoteli të ri "Cratos Premium" në pjesën turke të Qipros më 24 korrik, të njëjtën ditë kur kremtohet 36-vjetori i invazionit të Turqisë në ishull.

Vendimi i saj për t'u paraqitur në këtë koncert ishte kritikuar nga një shoqatë amerikane, dhe Lopez menjëherë ishte tërhequr nga koncerti.

Por kjo mund t'i kushtojë shumë asaj, pasi drejtuesit e kompanisë turke po e kërcënojnë atë me padi, dhe thonë se dëmtimet mund të shkojnë madje deri në 40 milionë dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)