23 Prill 2024

Let’s Dance fton të gjithë sot të vallëzojmë për fëmijët në nevojë

Prishtinë, 1 nëntor - Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë fton të gjithë të bashkohen sot në ngjarjen “Let’s Dance” që ka për mision mbledhjen e fondeve për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Festa është sot tek Sheshi 21 në Prishtinë dhe fillon në orën 20:00. Do të ketë bileta për shitje dhe në hyrje.

Përveçse ka karakter bamirës, ngjarja ka formatin e një feste të bukur për pjesëmarrësit. Këtë vit, muzika vjen nga Aragona Band dhe Gamblemania. Në çmimin e biletës përfshihen pijet dhe ushqimet që janë mundësuar nga sponsorë të shumtë.

Kjo ngjarje nisi në vitin 2015 si projekt i vullnetit të mirë dhe tashmë është shndërruar në aktivitet të rregullt të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Fondet e mbledhura nga kjo ngjarje shfrytëzohen çdo vit 100% për programe dhe shërbime që u dedikohen nënave dhe fëmijëve.

Ngjarja Let’s Dance organizohet nga Crimson Capital dhe Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.   

Deri më 31 tetor, këta sponsorë kanë dhënë kanë dhënë mbështetjen e tyre për Let’s Dance: Banka për Biznes dhe Qumështi Vita si sponsorët kryesorë; 3CIS, Acibadem, Komot Pharm, NLB Bank, Recura Financials, Shkolla Finlandeze si sponsorë të argjendtë; Baruti, Cacttus, Finca, Friends Avenue, HIB Petrol, ICMA, KEP Trust, Meridian Corporation, Oda Amerikane e Kosovës, KOSTT, UBO Consulting si sponsorë të bronztë; si dhe Asseco, Ipko Foundation, ProCredit Bank, Debt Collection Agency, Melita & Partners, Ndërrmarja Banesore Publike, Bodrumi i vjetër, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Coca-Cola HBC Kosova, Frutomania & Karl Gega, Anise, Frame, Bear Sanctuary, Che bar, KFC, Pizza Crust, Mezzeria, Amel, Remember me, Florentine cheese, Furra Lumi, Thai food, Bonevet, Tina’s roses, Rezniqi, VM3, RTK, Telegrafi, dhe Glam radio si mbështetës të tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)