28 Mars 2024

LDK e lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit shkaku i Speciales

Prishtinë, 22 janar - Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që po mbahet sot, pasi që sipas tij, aty po diskutohej për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai në një prononcim për media ka thënë se në momentin kur ka ardhur në shqyrtim si pikë e rendit të ditës, iniciative e deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ai është larguar nga takimi.

“LDK-ja është kundër kësaj iniciative. Ne sot lëshuam mbledhjen dhe presim të shohim se si do të procedojë me këtë çështje shumica parlamentare”, ka shtuar Hoti.

Kryesia e Kuvendit gjatë javës së kaluar nuk ka arritur ta shqyrtojë kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale.

Një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit për punë, që është shkaktuar me mungesën e anëtarëve të saj në mbledhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)