28 Mars 2024

Lady Gaga pritet të lançojë album Remix

SHBA, 11 korrik - Këngëtarja e famshme amerikane Lady Gaga është pranë lançimit të një albumi Remix të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e ardhshëm, që përmban 10 hite të ripërpunuara të sajat.

Krijuesja e hitit të njohur \"Poker Face\" do të lançojë albumin e saj të ri \"Lady Gaga - The Remix\" më datën 3 gusht, ndërsa në të do të jenë 10 këngë të ripërpunuara nga albumet e mëparshme \"The Fame\" dhe \"The Fame Monster\".

Mes këngëve që do të dalin si Remix të këtij albumi janë edhe hitet, \"Alejandro\", \"Bad Romance\", \"Just Dance\", \"Telephone\", \"Love Game\" dhe \"Paparazzi\", të cilat janë punuar nga producenti Stuart Price. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)