28 Mars 2024

Lady Gaga, arrin 10 milionë fansa në Facebook

SHBA, 5 korrik - Lady Gaga thyen një rekord virtual, duke regjistruar 10 milionë fansa në faqen e Facebook.

Në muajin prill numëroheshin vetëm 6 milionë por tashmë kanë kaluar kufirin e 10 milionëve, duke kaluar aktorin amerikan Vin Diesel e presidentin Barak Obama.

Më popullorë se këta të tre është loja Texas Hold’Em Poker me 22 milionë, Michael Jackson me 14 milionë,  Mafia Wars (12), autopromocioni i FB (11) dhe vizatimori “Family Guy” (10).

Sipas famecount.com që analizon Twitter e YouTube, Lady Gaga mban rekordin absolut në këto dy faqe. Këngëtarja amerikane e ndërtoi gjithcka brenda 2 viteve pasi debutoi në vitin 2008 me albumin e saj të parë.  


Këngëtarja ka postuar edhe një video falënderuese. 


"Po ju them 'halo' të gjithë përbindëshave të mi të vegjël në Facebook. Ju dua aq shumë. Ju dua. Bëhu miku im në Facebook, kurrë nuk do t'ju harroj", ka thënë GaGa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)