16 Korrik 2018

Kryeministri Haradinaj e nderon këngëtaren Rita Ora me Hyjneshën në Fron

Londër, 10 korrik - "Rita Ora është këngëtarja  që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën", kështu e ka vlerësuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, këngëtaren me famë botërore, Rita Ora, gjatë takimit të sotëm në Londër.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi këngëtaren me prejardhje shqiptare Rita Ora, e cila kudo në botë po lartëson jo vetëm emrin e saj, por edhe të Kosovës dhe popullit shqiptar. 

“Emri i Rita Orës është bërë i njohur gjithandej botës. Përmes talentit të saj, ajo është bërë një frymëzim për rininë dhe kombin e saj”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se figurat e shquara si Rita Ora, që arrijnë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare janë motiv dhe shembull i mirë për rininë në Kosovë dhe kudo.

"Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vjet më parë i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t'i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi. Faleminderit që duke prek majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua", ka thënë kryeministri Haradinaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetem pamje)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon lansimin e programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up. (Innovation Center Kosovo, Rr. “Rexhep Mala” 28 A, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkruajnë marrëveshjen për Zonën Ekonomike. (Komuna e Vushtrrisë, ora 14:00)