22 Tetor 2018

Kosova së shpejti në Eurimages

Prishtinë, 14 maj - Gjate qëndrimit në Festivalin e Kanës, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga fondi më i madh evropian i filmit Eurimages.

Në këtë ngjarje, ministri është takuar me drejtorin e Eurimages Roberto Ola, me te cilin bisedoi për procedurat e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë, me ç’rast veçoi rëndësinë që ka anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Gjithashtu, Ministri u takua edhe me përfaqësues tjerë të shteteve anëtare të Eurimages si atë të, Bullgarisë, Jana Karaivanova dhe atë të Qipros Diomides Nikita.

Kosova pritet se shpejti të aplikojë në këtë organizatë evropiane e cila do të ndikojë shumë në zhvillimin e mëtejmë të kinematografisë në Kosovë dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare.

Vizita e Ministrit të Kulturës në Kanë të Francës tregon përkushtimin e madh që ka Ministria e Kulturës në mbështetjen e kinematografisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2018 - Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 9:25)

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer, deputet në Bundestag, në Kosovë, Ambasada Gjermane organizon një takim me gazetarë. (Ambasada Gjermane, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon hapjen e  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.  (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për mbështetjen e punës së AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandimet e KDI-së, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe me shkollat e mesme në këtë komunë organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Viti. (Parku i Qytetit në Viti, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education. (Hotel Sirius, ora 15:00)