25 Prill 2024

Kosova prezentohet në Festivalin e Stambollit

Stamboll, 12 prill - Meetings on the Bridge” është programi i dedikuar për industrinë e filmit të këtijë festivali, ku Kosova po merr pjesë me një grup producentësh.

Gjithashtu drejtori i QKK-së Arben Zharku sot në kuadër të prezentimeve të Qendrave të Filmit bëri prezentimin e mundësive që Kosova ofron për bashkëprodhime ndërkombëtare.

Pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe zv Ministrja e Kulturës znj. Leonora Morina Bunjaku e cila bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kukturës z. Veton Firzi morën pjesë në koktelin e shtruar të Kosovës për artistët pjesëmarrës në këtë festival.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Stambollit këtë vit shënon edicionin e 38’të dhe është një ndër festivalet më të mëdha në Ballkan.

Kosova dhe Turqia së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshjen shtetërore të bashkëprodhimit në fushën e filmit, e cila pritet të hapë mundësi të mëdha bashkëpunimi në këtë fushë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)