25 Prill 2024

Kosova prezentohet në festivalin e filmit të animuar në Francë

Prishtinë, 13 qershor - Me bashkëpunimin e Anibar, Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, për herë të parë shteti i Kosovës do të prezentohet në Annecy International Animation Festival që është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit të animuar në Europë dhe që mbahet në Annecy të Francës.

Qëllimi i këtij përfaqësimi është që të promovohet animacioni kosovar ndërkombëtarisht dhe rrjetëzimi i filmbërësive Kosovar me industrinë e animacionit.

Shtandi në marketin e festivalit do të jetë aktiv nga 13 deri me 16 qershor gjatë së cilave data do të promovohen animatorët e pavarur kosovar, studiot e animimit, dhe festivali i filmit të animuar në Kosovë, Anibar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)