24 Shtator 2018

Kosova pranohet në SEE Cinema Network

Selanik, 9 nëntor - Sot është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e South Eastern Europe Cinema Network, ku tani e tutje përmes Qendrës Kinematografike të Kosovës, edhe Kosovës iu hapën dyert që të jetë pjesë e këtij rrjeti.

SEE Cinema Network e themeluar në vitin 2000, është rrjet i shteteve të Evropës Juglindore që synon zhvillimin e bashkëpunimit mes profesionistëve të filmit dhe shteteve anëtare të saj duke mbështetur zhvillimin e koproduksioneve ndërkombëtare dhe prodhimin e filmave të shkurtër.

Qëllimi kryesor i SEE është promovimi dhe zhvillimi i industrisë filmike kombëtare të secilit vend pjesëmarrës për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh me anëtarët e rrjetit.

Drejtori i QKK-së Arben Zharku, i cili ishte i pranishëm në Asamble dhe e mbrojti aplikimin e Kosovës në këtë rrjet u shpreh: “Anëtarësimi në SEE përveç që krijon mundësi të barabarta të projektet filmike kosovare me projektet e rajonit, gjithashtu krijon lidhje të fuqishme mes filmbërësve tanë dhe atyre nga rajoni."

"Ky anëtarësim shumë i rëndësishëm për kinematografinë tonë është pikënisje e anëtarësimeve me shpresën që Kosova t’i bashkangjitet fondit evropian më të madh të bashkëprodhimit – Eurimages. Gjithashtu falemnderojmë të gjitha vendet e rajonit për përkrahjen dhe krijimin e mundësive të reja për filmbërësit kosovar. ”

Me pranimin në SEE, projektet filmike kosovare do të kenë mundësinë të aplikojnë për zhvillim të filmit të metrazhit të gjatë artistik dhe për subvencionim të filmave të metrazhit të shkurtër, ndërsa në të ardhmen pritet që SEE të përkrah edhe projekte filmike të metrazhit të gjatë.

Shtetet anëtare në SEE janë: Greqia, Serbia, Qipro, Rumania, Shqipëria, Maqedonia, Bulgaria, Slovenia, Kroacia dhe sot bashkë me Kosovën u anëtarësua edhe Mali i Zi.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremonin e ndarjes së certifikatave për të rinj për shkathtësitë e buta. (Salla e konferencave Orion, përballë Kino ABC, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryesinë e LDK-së. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Partia Socialdemokrate bën hapjen e zyrave në qytetin e Mitrovicës. (Zyrat gjenden në afërsi të Raiffeisen Bank dhe IPKO-s, ora 18:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)