24 Prill 2024

Kosova po merr pjesë në samitin Pan-Evropian të Pronësisë Intelektuale

Bruksel, 8 dhjetor - Në samitin dy ditor që po mbahet në Bruksel për pronësinë intelektuale në kuadër të IP Summit të Pronësisë Intelektuale Pan-Evropiane, Kosova po përfaqësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht nga drejtori i Zyrës së Drejtës së Autorit, Valon Kashtanjeva.

Në cilësinë e folësit nga Kosova, Kashtanjeva foli për “Zbatimi i të Drejtës së Autorit dhe çështjet e përgjegjësisë” në Epokën Digjitale – (për rregullat e BE-së dhe nevojën për ndryshime), ku ndër të tjera përmendi edhe përvojën e Kosovës në mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe luftimin e piraterisë dhe falsifikimit.

Kosova për herë të parë, në mesin e shumë shteteve tjera në kuadër të Samitit Evropian të Pronësisë Intelektuale, ka pasur rastin të tregojë përvojën e saj në avancimet që ka arritur në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)