25 Prill 2024

Kosova nënshkruan memorandum me Akademinë Kulturore Evropiane

Venedik, 26 maj - Pjesëmarrjen e saj në edicionin e 16-të të Ekspozitës Nderkombëtare të Arkitekturës së Bienalës në Venedik, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj e konkretizoi me nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane në Venedik - Itali.

Ky memorandum parasheh bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve mbi projektet dhe iniciativat lokale dhe ndërkombëtare që lidhen me fushat e artit, dizajnit, arkitekturës, edukimit dhe promovimit të talenteve të rinjë në industritë krijuese.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi ministrja Reshitaj e vlerësoi si shumë të rendësishëm pjesëmarrjen e Kosovës në Bienale dhe nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se ky memorandum do të mundësojë mbajtjen e kurseve dhe marrjen e njohurive të studentëve kosovarë në këtë akademi elite në Evropë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur financiarisht ekipin e Kosovës, studentët kosovarë në pjesëmarrjen dhe prezantimin e veprave të tyre në ekspozitën e Bienales  së Venedikut, ekspozitë kjo me kontribute të përbashkëta të studentëve të arkitekturës, fëmijëve me probleme autizmi, nën logon e bashkëjetesës në mjediset urbane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)