25 Prill 2024

Kosova hapë thirrjen për propozime për OSCAR!

Prishtinë, 19 korrik - Qendra Kinematografike e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.

Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2017 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2018 dhe të cilët i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.

Komisioni përzgjedhës i Kosovës këtë vit kryesohet nga regjisori i shquar Isa Qosja, ndërsa anëtarët tjerë janë aktori dhe producenti Fatmir Spahiu, skenaristja Visare Aliu, aktori e regjisori Edon Rizvanolli, producenti Valon Jakupaj, regjisori Faton Bajraktari dhe aktori e producenti Shkumbin Istrefi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)