25 Qershor 2018

Kosova gjatë 2017-ës ishte e pranishme në 5 festivale të kategorisë ‘A’

Prishtinë, 21 dhjetor - Filmat e mbështetur nga QKK, ndër vite kanë pasur suksese të shumta në festivale ndërkombëtare, duke qenë të pranishme edhe në shumë festivale të kategorisë ‘A’.
 
Vetëm brenda këtij viti filmat kosovar kanë pasur premierë në 5 festivale të kategorisë ‘A’, gjë që shënon suksesin më të madh deri më tani.

Duke filluar me filmin ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli i cili u dha premierë në Karlovy Vary International Film Festival dhe në International Film Festival në Indi Goa, pastaj filmi ‘Rooftop Story’ nga Gazmend Nela i cili pati premierën në Montreal World Film Festival, filmi shkurtër ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi që u shfaq premierë në Cairo International Film Festival si dhe filmi i metrazhit të gjatë ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri që pati premierën në Tallinn Black Nights Film Festival, gjithashtu festival i kategorisë ‘A’, nga ku triumfoi me dy çmime, çmimi i kritikës ‘Fipresci Award’ si dhe çmimi special për ansamblin më të mirë të aktorëve.
 
Këta filma përveq premierës u shfaqen edhe në festivale tjera ndërkombëtare, pa lënë anash edhe filmat e vitit 2016, të cilët vazhduan shfaqjen në festivale të ndryshme si: filmi ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari, ‘Eho’ nga Dren Zherka, ‘Home’ nga More Raça etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2018 - Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon tryezën e kampanjës informuese ”Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ish punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” organizojn protestë. (Përpara Prokurorit të Shtetit në rrugën Luan Haradinaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për rratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha nga Komuna e Gjilanti mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për sqaruar dhe faktuar çështjen e pronës së rrethrrotullimit prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”. (Këndi i konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë takim në Kaçanik, në të cilin do të diskutohet lidhur me shkëmbimin e përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për plotesimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shofer, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kompleksin memorial Adem jashari në Prekaz, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 13:00)

- Birn dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2017. (Ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 13:30)