21 Tetor 2018

Kosova e Franca intensifikojnë bashkëpunimin në kulturë, rini, e sport

Prishtinë, 2 nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim njohës ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Ministri e ambasadori kanë biseduar për çështje të interesit të përbashkët, raportet ndërmjet dy vendeve dhe nevojën që bashkëpunimet të thellohen, duke përmendur  fushat specifike që mbulon ministria dhe një komunikim më aktiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Francës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe profesionistëve të fushave të caktuara.

Ministri Gashi e falënderoi ambasadorin Chabert për vizitën, e përmes tij popullin dhe Republikën e Francës për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë shteti francez për shtetndërtimin e Kosovës, e në veçanti në përkrahjen e projekteve dhe bashkëpunimit me ministrinë.

Ndërsa ambasadori Chabert e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe i uroi për detyrën dhe përgjegjësinë që ka marrë për ta udhëhequr ministrinë.

Ai e rinkonfirmoi qëndrimin e shtetit francez se do të vazhdojë bashkëpunimin shtetin e Kosovës, sidomos me MKRS-në dhe se ka vullnet e mundësi që ky bashkëpunim mes dy vendeve të zgjerohet edhe më tej.

Ambasadori Chabert u pajtua që Franca të jetë pjesë e disa aktivitete kulturore në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës vitin që vjen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2018

- Shoqëria Civile e Ferizajt organizon MiniMaratonen 5 km "Vrapo për Tetorin" e cila mbahet për tu sensibilizuar me të gjitha vajzat dhe gratë që janë të prekura me kancer të gjirit, dhe të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky event do të dhurohen për shërimin e tyre. (Ferizaj, ora 10:00)

- Dita e tretë e Festivalit të Rakisë vazhdon me punëtorin kreative, pjekja tradicone dhe bashkekohore e rakisë, cilësia dhe shija, krijimi i një brendi të rakisë, krijimi i një tregu të përbashkët. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)