25 Shkurt 2021

Kosova duhet të përfaqësohet në Botë me diplomacinë e saj kulturore

Prishtinë, 13 korrik -  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, me të cilën kanë diskutuar për bashkërendimin e hapave konkretë për diplomacinë kulturore të Kosovës dhe bashkëpunimin e dy ministrive në këtë fushë.

Në kuadër të takimit u bisedua për nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit për diplomatët kulturorë të cilët do të vendosen nëpër misionet diplomatike të Kosovës në shtetet e ndryshme të botës, gjë për të cilën u vendos që të nënshkruhet ditëve në vijim.

Ministrja Vlora Dumoshi vlerësoi se identifikimi dhe caktimi i figurave të duhura e të rëndësishme për diplomatë kulturorë të Kosovës është jashtëzakonisht hap i nevojshëm, pasi që Kosova duhet të ketë përfaqësim me dinjitet të kulturës dhe vlerave të saj, në shtetet tjera të botës.

Ministrja Dumoshi Dumoshi tha se Kosovës i duhet të prezantojë pikat e saj të forta të kulturës e trashëgimisë në qendrat kryesore të Evropës dhe Botës duke ndikuar kësisoj në fuqizimin dhe thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet tjera si dhe forcimin e mëtejmë të imazhit të shtetit tonë.

Të dy ministret u pajtuan që Kosova e ka të domosdoshme që të ketë një përfaqësim sa më të suksesshëm të diplomacisë kulturore në shtetet më të fuqishme të botës, të cilat janë qendra të vendimmarrjes botërore.

Në takim u diskutua edhe për bashkërendimin e veprimeve për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme botërore si në UNESCO, Eurimages, e organizatat e tjera që janë të dobishme për fuqizimin e kulturës dhe trashëgimisë tonë në arenën ndërkombëtare në kuadër të diplomacisë së jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Objekti i KQZ-se, ora 13:00)