28 Mars 2024

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë 5 marrëveshje në fushën e kulturës

Tiranë, 27 nëntor - Sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Tiranë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Në takimin dypalësh mes dy delegacioneve kryesuar nga ministrat Znj. Elva Margariti dhe Hajrulla Çeku, do të nënshkruhen pesë marrëveshje.

Marrëveshje e parë e bashkëpunimit që do të nënshrkuhet është ajo ndërmjet Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Po ashtu do të nënshkruhet Protokolli i bashkëpunimit midis Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit, Ansamblit Popullor (TKOBAP) të Republikës të Shqipërisë dhe Operës, Filharmonisë, Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” të Republikës të Kosovës.

Marrëveshje e tretë është bashkëpunimi midis Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Edhe marrëveshja e bashkëpunimit midis Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia dhe Parkut Arkeologjik Ulpiana do të nënshkruhet gjatë këtij takimi.

Ndërkaq marrëveshje e pestë e bashkëpunimi është mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)