15 Gusht 2018

Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshjen në kinematografi

Cannes, 13 maj - Sot në Festivalin e Cannes, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjecia e Filmit e Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit në fushën e kinematografisë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar duke pasur parasysh faktin se bashkëpunimi i ndërsjellë mund të shërbejë në zhvillimin e prodhimit të filmit dhe të inkurajojë zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore dhe teknologjike midis dy vendeve; Duke pasur parasysh se bashkëprodhimi mund të jetë i dobishëm për industritë filmike të vendeve tona dhe të kontribuojë në rritjen e iundustrisë së filmit, televizionit, videove dhe industrive të reja të prodhimit dhe distribuimit në Kosovë dhe Maqedoni; Duke kujtuar "Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunimin në fushën e Kulturës, nënshkruar në Prishtinë më 8 shkurt 2013.

I pranishëm në ceremoinë e nënshkrimit ishte edhe Ministri i Kulturës z.Kujtim Gashi i cili u shpreh:”Është kënaqësi e veqant të jemë present në këtë moment historik të lidhjes së kësaj marrveshje e cila do të shërbej edhe më shumë për bashkëprodhimet në fushën e filmit, por edhe të njohjes së kulturës në mes të dy vendeve. Ministria e Kulturës çdo here do të jetë afër iniciativave të tilla që i fuqizojnë marrdhënjet ndërfqinjësore”.

Drejtori i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë tha se: “Maqedonia dhe Kosova kanë bashkëpunim shumë të thellë në fushën e filmit, dhe sot si rezultat kemi këtë marrveshje shumë me rëndësi për të ardhem e filmëbërësve tanë”.

“Ky është një moment shum i veqant, sepse nënshkruhet marrëveshja e parë e këtij lloji, dhe pikërisht me shtetin fqinjë me të cilin kemi një histori të shkëlqyeshme të bashkëprodhimit” u shpreh me rastin e nënshkrimit drejtori i QKK-së z. Arben Zharku.

Maqedonia është një ndër mbështetësit më të mëdhenjë të kinematografisë Kosovare, vetëm mbrenda vitit të fundit katër projekte kanë gjetur mbështetje.

Kosova pritet të nënshkruaj marrveshje të bashkëprodhimit edhe me disa shtete tjera fqinje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018 - Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)