25 Prill 2024

Kori Siparantum me një tjetër koncertë në Pejë

Pejë, 31 maj - Kori Siparantum sonte do të paraqitët në festivalin ndërkombëtar të muzikës “ReMusica” në mbrëmjen dedikuar muzikës shqiptare, mbrëmje që i dedikohet kompozitorëve dhe interpretëve shqiptarë. Kori do të paraqitët në pjesën e tretë të programit me ç’rast do të paraqitet me vepra të kompozitorëve kosovarë, Mendi Mengjiqi, Kreshnik Aliçkaj, Dafina Zeqiri dhe Memli Kelmendi.

Ndërsa të dielën në Kino Jusuf Gërvalla, kori paraqitet me një program kolosal pranë publikut pejanë, koncert që mbahet me qëllim të përkrahjes së korit për koncertet tjera ndërkombëtare, udhëtimet e radhës gjatë këtij sezoni koncertal.

“Na është kërkuar që të kemi përseri edhe një koncert në Pejë,  edhe pse këto muaj ishin të lodhshme me shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, u dakorduam të bëjmë një gjë të tillë, besoj që publiku do të kënaqët edhe kësaj radhe me ne. Kësaj radhe do të ofrojmë një program shumë më atraktiv, prandaj edhe programin nuk do të shpalosim gjerë në koncert”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Kujtojmë që kori javë më pare ka qenë pjesëmarrës dhe është prezentuar me shumë sukses në festivalin ndëkombëtar të koreve botërore “Nanxy Voix Du Monde 2018” që është mbajtur në Nancy, Francë, me ç’rast Kosova është paraqitur për here të pare në këtë festival në mesin e 12 shteteve nga mbarë bota.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)