24 Prill 2024

Kori i qytetit të Pejës paraqitet me koncert recital

Pejë, 23 prill - Kori i qytetit të Pejës sot do te paraqitet me koncert recital në Kino “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Pejës.

Ky event cilësohet si pre-koncert i udhëtimit të korit në festivalin ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy voix du monde” që mbahet nga 9-13 Maj në  Nnacy të  Francës, ku Kosova paraqitet për herë të parë në këtë festival.

“Natyrisht ky koncert për neve është shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që brenda një periudhe shumë të shkurt ne kemi aritur të ndërtojmë një program të nivelit të tillë, që nuk është aspak e lehtë, çdoherë duke ju referuar vullnetit të mire të koristëve”, tha Memli Kelmendi, dirigjent i korit

 Në këtë mbërmje do të paraqiten vepra të ndryshme të kompozitorëve të njohur botërorë.

Në këtë mbrëmje do të shfaqet Premierë vepra e kompozitorit  kosovar “Siparantum” nga Kreshnik Aliçkaj, vepër e kompozuar enkas për këtë kor.

Në mesin e shumë veprave të njohura do të jetë “Bohemian Rhapsody” nga Queen, që kësaj radhe vie nën interpretimin e Matej Karaqit në përcjellje të pianistit Agron Shujaku.

 Vitin e kaluar kori Siparantum është shfaqur në festivale dhe koncerte të ndryshme në Kosovë dhe Kroaci, me 26 prill kori do të paraqitet në kuadër të festivalit Post-DAM bashk me korin e shkollës së mesme të muzikës “Halit Kasapolli” nga Peja që mbahet në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)