23 Prill 2024

Kori i Pejës në festivalin ndërkombëtar të korerve botërore në Francë

Prishtinë, 19 mars - Për herë të parë në një konkurencë të madhe prej shumë shteteve të botës pranohet kori “Siparantum” nga qyteti i Pejës do të përfaqësojë vendin tonë në Festivalin Internacional të koreve botërore “NANCY voix du monde” që mbahen në Francë.

“Natyrisht kosideroj që ky është një sukses shumë i madh për ne si kor, meqë ky kor është formuar vitin e kaluar dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi aritur të realizojmë vepra shumë të vështira dhe repertori  professional, kjo besoj që ka ndikuar në pranimin tone në këtë festival."

"Është një  gëzim i papërshkrueshëm për ne duke e marrë parasysh që tanimë ne do të jemi në konkurencë me  shtetet si: Gjermania, Republika e Kongos, Zvicra, Kili, Argjentina, Filipina, Algjeria, Ukraina, Kosova, Ekuadori, Bullgaria, Çekia etj, prandaj kjo është një kënaqësi e madhe që të përfaqësojmë shtetetin tone në mënyrën sa  më të mire të mundshme."

"Qëllimi jonë tashmë është I qartë, të prezentohemi në mënyrën sa më të mire të mundshme dhe të prezantojmë vlerat tona të mirëfillta.  Repertori jonë do të jetë i laramanishëm, do të paraqitemi me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe kompozitorëve shqiptarë",  ", tha dirigjenti i korit Memli Kelmendi.

Festival International de Chant Choral “NANCY voix du monde” që mbahet nga 9-13 Maj, kori “Siparantum” do të paraqitet në 5 mbrëmje , në sallat koncertale më të njohura të vendit Festivali Ndërkombëtar i këngës korale të Nancy, ësht ë formuar në vitin 1979, e cila synon të organizojë çdo 2 vjet një ngjarje muzikore që mbledhë koret nga e gjithë bota. Që ngathemelimi i saj, deri më sot kanë marrë pjesë  260 kore nga 63 vende të botës.

Kosova paraqitet për here të pare në këtë festival. Siparantum Choir së shpejti do të dal me programin zyrtar me të cilin do të paraqitet në Francë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)