03 Dhjetor 2020

Kori i Filharmonisë së Kosovës mban koncert në Gjilan

Prishtinë, 5 nëntor - Kori i Filarmonisë së Kosovës ka mbajtur mbrëmë koncert në Gjilan, duke u kujdesur për publikun që sado pak ta harrojnë situatën me pandeminë COVID-19.

Tema muzikore të përpunuara dhe ngjyrosura nga mjeshtër shqiptar dhe ndërkombëtar, sollën atmosferë të këndshme muzikore, herë-herë me elemente etnike dhe mistike, të cilat u përcollën me duartrokitje të gjata nga publiku gjilanas dhe duke bërë që së paku për disa çaste të harrohen problemet pandemike me të cilat po vazhdojmë të ballafaqohemi.

Nê këtë drejtim, forca e muzikës u tregua superiore brenda sallës koncertale të kolegjit "Don Bosko" ku në fillim, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe drejtori i Filarmonisë sê Kosovës Baki Jashari , me një fjalë rasti, hapën koncertin duke premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë bashkëpunimin duke plotësuar kërkesat e audiencës artistike muzikore gjilanase.

Kori u drejtua nga dirigjenti tani i dëshmuar Hajrullah Syla me solistët Ilvije Dragusha, Safet Berisha, Shaban Behrami, Sokol Latifi, Luan Durmishi dhe të përcjellur edhe nga instrumentistët, pianisten Artemida Qarri dhe kitaristin Astrit Stafaj. Koncerti u përmbyll me veprën "Janinës ç'i panë sytë", përpunuar në frymën e isopolifonisê shqiptare nga kompozitori kosovar Rafet Rudi.

Përkundër interesimit të shtuar, audienca, kësaj radhe për shkak të situatës ishte e reduktuar dhe në përpikmëri iu përmbajt rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

Koncerti është mbështetur nga Komuna e Gjilanit, tanimë e dëshmuar si përkrahëse e vazhdueshme e ngjarjeve kulturore në këtë komunë

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)