27 Prill 2018

Komuna e Prishtinës me marrëveshje për më shumë art në hapësirat publike

Prishtinë, 15 prill - Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me OJQ Q’ART, me synim që të pasurohen dhe zhvillohen aktivitetet kulturore të ndërlidhura me artin në hapësira publike në kryeqytet.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës dhe OJQ Q’ART, dëshirojnë të lidhin marrëveshje me të cilën të gjitha palët do të punojnë së bashku për realizim të projekteve në dobi të qytetarëve të Prishtinës, sipas synimeve të përcaktuara në kulturë dhe turizëm.

Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të reja arsimore me fëmijët dhe të rinjtë në Komunën e Prishtinës është një komponentë e rëndësishme për të rritur dhe theksuar talentin e të rinjve. Andaj, partnerët bien dakord të bashkëpunojnë në zbatimin e këtij programi si në vijim:

Festivali Meetings of Style – është festival që mbledhë artistë të muraleve dhe grafiti artistë nga e gjithë bota me idenë e pasurimit të mureve me vepra artistike;

Art në Hapësirat Publike – Përmes konkurseve apo një konkursi më të madh synohet nxitja e artistëve të jenë pjesëmarrës në realizim dhe ideim të veprave artistike nëpër hapësirat publike të Prishtinës. Këtu përfshihen, mure, sheshe, parqe dhe ambiente tjera të ngjashme;

Organizimet që ndërlidhen me aktivitetin e zhvillimit të artit në hapësira publike – Komuna e Prishtinës ka nevojë për një plan pune në zhvillim dhe nxitje të artit në hapësira publike. Veçanërisht arteve figurative që ndërlidhen me fushat e muraleve, grafitit, skulpturës,  relievit, mozaikut dhe të ngjashme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018 - Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendos lule tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e Vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse (Kampin Pomozatin, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mabahet debat parlamentar për personat e pagjetur. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse. (Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Meje të Gjakovës. (Meje të Gjakovës, ora 12:00)

- Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijunit. (Shkup, ora 16:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)