10 Prill 2021

Kështjella Pepshi synon për tu bërë një Hit në fushën e muzikës

Prishtinë, 27 shkurt - Në vitin 2010 këngëtarja shqiptaro/zvicerane, Kështjella Pepshi u zgjodh Miss Kosova Univers dhe po atë vit, ajo prezantoi Kosovën në Las Vegas, për zgjedhjet e Miss Univers (Një nga ngjarjet më të rëndësishme të bukurisë në Botë).
 
Disa vite më pas, ajo ka kandiduar për në Parlamentin zviceran me temën programore: "Çështjet e migrimit dhe integrimit". Pastaj, ajo iu ka kthyer pasionit të saj për muzikës.
 
Në vitin 2018, ish Missi i Kosova, Kështjella Pepshi, puplikoi këngën e saj të parë: "Too Many Miles".
 
Pas pak, ajo e lansoi edhe këngën e dytë: "Who Cares", këngë që pat një sukses të madh.
 
Me këngën e saj aktuale: "Even if the sky is Blue", Kështjella Pepshi, synon për tu bërë një Hit në fushën e muzikës!
 
Kështjella Pepshi, shquhet për Vokalin e saj të mirë. Me pak fjalë, kjo këngëtare e re është duke shkuar rrugës së duhur, e në një të ardhme afërt pritet të bëhet një këngëtare me famë në fushën e muzikës! Kështjellës i urojmë sukses !

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)