01 Dhjetor 2020

Kërkohet monitorimi i punimeve të shtëpisë së vjetër të familjes Emrushi

Prizren, shkurt - EC Ma Ndryshe i bën thirrje autoriteteve të trashëgimisë kulturore dhe të pushtetit lokal që me kujdes të shtuar të monitorojnë punimet afër shtëpisë së vjetër të familjes Emrush, ashtu që të ruhet kjo shtëpi tradicionale.

Në bazë të përgjigjes së marrë nga QRTK-ja në Prizren, investitorët kanë marrë aprovimin për ndërtim të ri në pjesën veriore dhe lindore të parcelës, ku gjenden ndërtesat e reja (të ndërtuara gjatë shek.XX), derisa shtëpia e vjetër tradicionale në këndin jugperëndimor ruhet dhe integrohet në plan.

Ndërsa në përgjigjen e DUPH-së thuhet se pronarët kanë marrë leje për rrënimin e pjesërishëm të ndërtesës ekzistuese, ku gjatë rrënimit duhet të bëhet sigurimi teknik i objekteve fqinje, në mënyrë që mos të paraqitet rrezik gjatë punimeve, dhe gjithashtu kërkohet respektimi i kushteve ndërtimore si dhe i vendimit të QRTK-së dhe rekomandimit të KTK-së.

Marrë parasysh faktin se ndërtesat e reja (të ndërtuara gjatë shek.XX) në këtë parcelë janë rrënuar, EC Ma Ndryshe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të shtojnë kujdesin preventiv, që shtëpia e vjetër e familjes Emrush mos të pësojë dëmtime të pariparueshme, duke qenë se është pjesë e Qendrës Historike të Prizrenit.

Sipas të dhënave të QRTK-së në bazë të teknikës së ndërtimit dhe tipologjisë supozohet se kjo shtëpi është ndërtuar gjatë shekullit XIX dhe në afërsi të saj gjenden disa ndërtesa të trashëgimisë kulturore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020 - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)