20 Prill 2024

Kate Moss dëshiron të shesë shtëpinë në Londër

Londër,1 qershor - Supermodelja britanike Kate Moss, është duke menduar të shesë shtëpinë e saj në Londër, pas grabitjes dhe dëmevë nga përmbytja me ujë brënda një jave të vetme.

Bukuroshja bionde është vënë në kërkim të një shtëpie të re, pasi tashmë dëshiron që të zhvendoset nga shtëpia në të cilën ka jetuar për shumë vite.

Asaj gjatë vetëm një jave i është shkaktuar dëm prej mbi 150.000 dollarësh, kur uji i vërshoi në shtëpi, duke prishur mobiliet, koleksionin e saj të këpucëve dhe fotografive.

Pak ditë më parë, disa persona kishin hyrë në shtëpi, duke vjedhur tri vepra të vlefshme artistike.

\"Vërshimi e më pas dhe plaçkitja e kanë lënë atë të shokuar dhe të dëshpëruar. Mos dëshiron tani një fillim të ri. Dyshemeja është totalisht e prishur ashtu si bazamenti, ndërsa punëtorët janë duke punuar në restaurimin e dëmeve. E tërë kuzhina duhet të ndërrohet, ashtu si dhe shkallët\". \"Ajo nuk mund të përballet më me këto telashe, ndaj po mendon të zhvendoset gjatë verës\", tha një burim për \"The Sun\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)