24 Prill 2024

Karabinierët italian mbajnë koncert bamirësie

Prishtinë, 28 qershor - Nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, regjimenti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe Karabinieri do të organizojë një koncert bamirësie në favor të dy OJQ-ve.

Shoqata e parë e quajtur "Fshati i fëmijëve Sos" menaxhohet nga vullnetarë dhe kryesisht merret me fëmijët jetimë ose fëmijët që kanë humbur kujdesin e prindërve;

Shoqata e dytë me emrin "Down Sydrome Kosova" ofron ndihmë për të rinjtë me sindromin Down dhe rehabilitimin e tyre.

Koncerti do të mbahet më 28 qershor, 2017, ora 19:30 në "Hotel Swiss Diamond" në Prishtinë me mbështetjen e disa donatorëve kosovarë dhe në veçanti: kompania e telekomunikimit IPKO, Hotel Swiss Diamond dhe  Chequepoint Group, Eurogoma, dhe të tjerë.

Do të ketë vallëzim dhe këngë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Mbrëmja do të mbyllet me një koncert të muzikës klasike nga një këngëtar i lirikës kosovare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)