19 Prill 2024

Jolie planifikon të heqë dorë përgjithmonë nga aktrimi

Hollywood, 29 qershor - Angelina Jolie është duke menduar që të heqë dorë përgjithmonë nga aktrimi, pasi ajo është shumë më e lumtur me rolin e saj si nënë dhe si bamirëse.

Bukuroshja hollivudiane së fundmi ka përfunduar filmin e saj me Johnny Depp, \"The Tourist\", ndërsa ka para vetes edhe disa projekte filmike. Mirëpo, Jolie, e cila është duke rritur gjashtë fëmijë me partnerin saj Brad Pitt, thotë se është duke u lodhur me aktrimin dhe ndoshta nuk do ta bëjë më në të ardhmen.

\"(Aktrimi) nuk është gjëja më e rëndësishme në jetën time. Aktrimi më ka ndihmuar teksa po rritesha. Më ndihmoi të mësoj për veten, më ndihmoi të udhëtoj, më ndihmoi ta kuptoj jetën, të shprehem, të gjitha këto gjëra të bukura, prandaj i jam shumë mirënjohëse, është një punë argëtuese. Është një luks... Por nuk mendoj se do ta bëj për shumë gjatë. Sepse kam një shtëpi të lumtur...\", ka thënë aktorja për revistën Vanity Fair.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)