25 Prill 2024

Izraeli do të tërhiqet nga UNESCO

Telaviv, 25 dhjetor - Mediet izraelite njoftuan se Izraeli do të tërhiqet nga UNESCO-ja në fund të këtij viti.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e udhëzoi të premten e kaluar përfaqësuesin e Izraelit në UNESCO të largohet nga kjo organizatë para 31 dhjetorit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit u shpreh se ky vendim u mor si pasojë e orvatjes së UNESCO-s për "ndarjen e historisë së hebrenjve nga territori i Izraelit".

Një funksionar i lartë izraelit tha se nëse UNESCO-ja do të ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Izraelit, pala izraelite do ta tërheqë këtë vendim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)