19 Prill 2024

Homologia Elva Margariti uron ministren Dumoshi për detyrën e re

Prishtinë, 6 shkurt - Homologia nga Republika e Shqipërisë, Elva Margariti, e ka uruar ministren Vlora Dumoshi për marrjen e pozitës për të udhëhequr Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky është urimi i Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti.

Përshëndetje Ministre Dumoshi.

Doja të përcillja urimet më të sinqerta për këtë sfidë të re e për rolin e rëndësishëm që ju kanë besuar!

Jam e bindur që urat e komunikimit e përkushtimi për të lartësuar të bukurën shqiptare nuk do të na mungojnë!

Përzemërsisht, Elva Margariti
Ministre e Kulturës së Shqipërisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)