25 Prill 2024

‘Home sweet home’ dhe ‘Heroi’ do të jenë premierat televizive të kësaj jave

Prishtinë, 16 prill - Të dielën do ti kenë premierat dy filma të gjatë artistik të mbështetur nga Qendra Kinamatografive e Kosovës. Fimi ‘Home sweet home’ nga Faton Bajraktari do të shfaqet në KTV nga ora 20:30, ndërsa nga ora 22:00 në RTK do të shfaqet filmi ‘Heroi’ nga Luan Kryeziu.

‘Home sweet home’ kishte premierën në Karlovy Vary të Çekisë dhe me pas pati një rrugëtim të suksesshëm nëpër festivale, dhe është përzgjedhur si propozimi i Kosovës i vitit 2016 për Akademinë e çmimeve OSCARS.

‘Home sweet home’ përcjellë Agronin i cili ishte konsideruar prej kohësh i vdekur. Miqtë e tij të ushtrisë e panë atë të vdiste gjatë konfliktit në Kosovë, dhe kështu, kthimi i tij në shtëpi është përtej së habitshmes. Mirëpo, megjithatë, ndërrohet shpejt në shqyrtimin e problemeve praktike dhe njeriu detyrohet nga një sërë rrethanash që të mbetet i vdekur - të paktën zyrtarisht.

Kështu, shtëpia e tij bëhet sfond për një portretizim të problemeve të panumërta të shoqërisë së pasluftës. Në rrolet kryesore luajnë Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Lea Qosja, Susan Mustafov, dhe Albin Bajraktari.

‘Heroi’

‘Heroi’ portretizon jetën e një ushtari të UÇK-së, Shkëmbit (i luajtur nga Arben Bajraktaraj). Ai bën gjithçka për të qëndruar besnik ndaj idealeve të tij, për të jetuar një jetë të ndershme duke shpresuar për ditë më të mira. Krenaria e tij, etika e tij, dinjiteti kthehen kundër tij kur shoqëria më nuk ka nevojë për të.

Filmi kishte premierë botërore në festivalin ndërkombëtar te Montrealit në Kanadë. Në rrolet kryseore luajnëku luajnë: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Çun Lajçi, Selman Lokaj, Enver Petrovci, Haqif Mulliqi etj.

Këta filma transmetohen në kuadër të shfaqjeve së premierave televizive të filmave të mbështetur nga Qendra Kinamatografive e Kosovës, dhe ofrohen përshkak të rrethanave të krijuara nga pandemia dhe në pamundësi të shkuarjes nëpër Kinema
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)