20 Prill 2024

Haziri zotohet për mbështetje maksimale për teatrin e qytetit

Gjilan, 15​ gusht - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin e teatrit profesionist të qytetit, Erson Zymberi dhe kryetarin e shoqatës sindikale të teatrit, Naser Zymberi.

Gjatë takimit është diskutuar lidhur me kalendarin e aktiviteteve të teatrit dhe për buxhetimin për vitin 2019.

Kryetari i Gjilanit në takimin e sotëm ka shfaqur zotimin për mbështetjen maksimale për teatrin profesionist të qytetit, me të gjitha kapacitetet komunale, në mbarëvajtjen e punës në këtë institucion të krenarisë së Gjilanit.

Drejtori i teatrit, Erson Zymberi dhe ai i sindikatës, Naser Zymberi, kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit për takimin kontruktiv dhe zotimin e tij për përkrahje të parezervë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)