25 Prill 2024

Hapet Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Kosovë

Prishtinë, 10 tetor - Sot në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon hapjen zyrtare të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, Zyra Lokale në Kosovë. (RYCO).

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), si mekanizëm rajonal, i themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor (Bosna dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria) në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile; ka filluar funksionalizimin e saj me kapacitete të plota, më 4 Korrik 2017.

RYCO tenton të jetë një shembull i mirë i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të forcojë procesin e Berlinit, bashkëpunimin paqësor dhe demokratik në rajon.

Me programet e saj të shkëmbimit, RYCO synon të përmirësojë mirëkuptimin reciprok ne mes dallimeve kulturore dhe të zhvilloj respekt të ndërsjellë, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për rajonin dhe Evropën midis të rinjve të Ballkanit Perëndimor.

Përmes qasjes së saj, RYCO gjithashtu synon të nxit trajtim konstruktiv ndaj të kaluarës dhe do të mbështet procesin e pajtimit në rajon. 

Aktualisht RYCO është në fazën e hapjes zyrtare së Zyrave Lokale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst edhe qeveria e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ligjor duke siguruar Zyrën Lokale të RYCO-së në Kosovë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)