19 Prill 2024

Hapet thirrja për aplikim në edicionin e tretë të Heritage Space

Prishtinë, 20 prill - Heritage Space hap thirrjen për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë platformë në mënyrë që t’i realizojnë idetë e tyre me qëllim të RILIDHJES së trashëgimisë me industrinë kreative. 

Ndërlidhu me trashëgiminë është thirrja e Heritage Space e cila do të përkrah aplikantët të cilët do të vijnë me ide të reja të cilat lidhin trashëgiminë kulturore me fusha të ndryshme kreative. Fushat e edicionit të tretë të Heritage Space janë Adaptim i ndërtesave historike, Hulumtim dhe intepretim (histori gojore, film, animacion), Artizanate dhe Turizëm kulturor. 

Partnerët e Heritage Space për këtë vit, të cilët do të ofrojnë ekspertizën e tyre dhe do ta monitorojnë procesin e punës së aplikantëve janë: UBT – Institucion i Arsimit të Lartë, Fondacioni Lumbardhi, DokuFest, Anibar, Fondacioni Unë e du Kosovën, CHwB Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)