28 Mars 2024

Hapet Pavijoni i Kosovës në edicionin e 72 të Festivalit të Kanës

Kanë, 14 maj - Për të tetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezentnë festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’.

Ky është edicioni 72-të i Festivalit të Kanës ku Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 21 maj 2019.

Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 131.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)