18 Prill 2024

Hapet Panairi i Vullnetarëve

Prishtinë, 25 tetor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon“Panairin e Vullnetarëve” që do të mbahet për herë të dytë në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”.

Panairi mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë. 

Qëllimi i këtij panairi është që të rris interesimin për punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar në Kosovë. Gjatë këtij panairi, organizatat pjesëmarrëse do të promovojnë mundësitë e vullnetarizmit si dhe do të kenë mundësi që të rekrutojnë vullnetarë të rinjë.

Në këtë panair kanë konfirmuar mbi 30 organizata me bazë vullnetare në qendrat e ndryshme të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)