23 Prill 2024

Hapet panairi i veshjeve tradicionale

Prishtinë, 12 korrik - Organizuar nga Ministria  e Diasporës, sot në Prishtinë, në sheshin Zahir Pajaziti, u hap panairi me veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, me moton “Ti je pjesë e atdheut”.

Në këtë panair, punimet dhe prodhimet e tyre i prezantojnë 55 shoqata të grave nga Kosova dhe Shqipëria.

Përmes këtij panairi, që karakterizohet për veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.

Hapjen e panairit e bëri ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili tha se tashmë ky aktivitet nga viti në vit po bëhet tradicional.

“Ky panair është pjesë e aktiviteteve tona  të mirëseardhjes për bashkatdhetarët, të cilët vijnë për pushime në atdhe. Me gjithë sfidat, bashkatdhetarët tanë janë të prirë që gjërat tradicionale, qoftë veshjet, ushqimet e shenjat kombëtare t’i kultivojnë, ta ruajnë identitetin kombëtar e kulturor, por edhe ta promovojnë këtë kulturë e identitet edhe ne vendet ku jetojnë”, theksoi ministri Murati.
 
Panairi do të qëndrojë i hapur nga dita e sotme deri më 15 korrik.

Në kuadër të këtij panairi, më 14 korrik  do të zhvillohet edhe një aktivitet tjetër –sofra tradicionale, me rapsodë të folklorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)