22 Nëntor 2019

Hapet Java e Kulturës Japoneze

Prishtinë, 6 nëntor - Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Kosovës në Prishtinë nga sot deri më 10 nëntor organizohet Java e Kulturës Japoneze në Kosovë.

Duke e hapur këtë manifestim ambasadori i Japonisë në Austri Kiyoshi Koinuma, i cili është edhe ambasador jo rezident edhe në Kosovë theksoi raportet shumë të mira të dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e vendimit për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Kosovë.

Ai vlerësoi lartë vizitën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Japoni dhe takimet dhe bisedat e frytshme me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe.

Duke folur për Javën e Kulturës Japoneze në Kosovë ambasadori  Koinuma tha se duke prezantuar Japoninë tek njerëzit e Kosovës ne duam te prezantojmë kulturën japoneze  dhe sonte është një koncert fantastik nga dy artistë japonez.

“ Vitin tjetër vizione Japoninë në verë kur ne do të organizojmë Lojnat Olimpike 2020 në Tokio në të cilën do të merr pjesë edhe ekipi i xhudistëve nga Kosova dhe e arta Majlinda Kelmendi”, tha ai.

Ambasadori i Japonisë shprehu falënderim të veçantë për Japan Tabacco International (JTI) të cilët janë duke bërë biznes në këtë shtet për një kohë të gjatë dhe është duke mbështetur edhe këtë eveniment.

Organizator të Javës së Kulturës Japoneze në Kosovë janë  Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez me mbështetjen e Japan Tobacco International (JTI).

Te gjitha ngjarjet mbahen ne Kinemanë Armata dhe hyrja në to është falas.

Natën e parë dhe më 7. Nëntor mbahen koncerte të muzikës japoneze nga znj. Sumie Kaneko, përformuese e instrumenteve japoneze Koto dhe Shamisen me qendër në New York, dhe z. Takuya Taniguchi, baterist Taiko me qendër në Mynih.

Të dy muzikantët janë jo vetëm mjeshtër të instrumenteve të tyre tradicionale japoneze, por gjithashtu pionierë në përdorimin e tyre në muzikën bashkëkohore dhe eksperimentale.

Përveç koncertit, katër filma japonezë të publikuar në Japoni në vitet 2017–2018 do të shfaqen çdo natë gjatë evenimentit në Kinemanë Armata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën “Nisja e sondazhit për mirëqenien dhe sigurinë e grave në  Kosovë”, e cila organizohet nga OSBE. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Fondacioni Geoffrey Nice në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” të RIT Kosov organizon konferencën dy ditore me temë "Narrativat Kalimtare, Post-Kalimtare dhe Strategjike për Luftërat Jugosllave: nga Luftërat dhe Kërkimi i Drejtësisë tek Lojërat Gjeo-Politike të Fuqisë. {RIT Kosova - AUK në Rr. Dr. Shpetim Robaj, në Prishtinë, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)