22 Maj 2019

Hapet ekspozita 'Velloja e Kujtimit si Dramë' e piktores Jeta Kalaveshi

Prishtinë, 6 maj - Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës personale të piktores Jeta Kalaveshi, e titulluar “Velloja e Kujtimit si Dramë”.

Jeta Kalaveshi ka studiuar për Marketing në Kolegjin AAB, pastaj në Fakultetin e Arteve-drejtimi Pikturë, në Universitetin e Prishtinës.

Deri më tani është pjesëmarrëse në dhjetë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës si në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Trieste-Itali, Abidjan-Bregu i Fildishtë, etj. Velloja e Kujtimit... është ekspozita e saj e dytë personale.

Mesazhi artistik që kryesisht dominon në veprat e Jeta Kalaveshit e që do të ekspozohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, është preokupimi i autores me rrezikun në rritje ndaj uljes së nivelit të leximit të librit tek të rinjët në Kosovë, ndër tjera, si pasojë edhe e rritjes së përdorimit tekniko teknologjik, respektivisht elektronikës.

Digjitalizimi ose arkivimi i vlerave kulturore na bëjnë më aktual me kohën edhepse paksa hezitues.

Rezultatet në këto vepra të paraqitura na tregojnë që sipas autores shumë pasuri shpirtërore duke filluar prej bibliotekave familjare dhe publike, si duket janë bërë problem për familjet e reja “bashkëkohore” të cilat marrin rrugën e riciklimit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 maj 2019 - Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, me të cilin do të diskutojnë mbi bashkëpunimin mes dy ministrive në fushën e mjedisit. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 9:00)

- Mbahet takimi i Grupit të Vecantë për Reformën e Administratës Publike GVRAP. (Ministrinë e Administratës Publike, salla e takimeve kati 18, ora 9:30)

- Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën 'Politika e jashtme e Kosovës në këndvështrim shkencor'. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Shoqata e Inovacionit Financiar mban konferencë për media në të cilën prezanton aktivitetet e shoqatës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të takohet me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili do të jetë i shoqëruar nga  kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, përkatësisht Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë, ora 10:30)

- Shefi i Komandës së Bashkuar të  Aleancës në Napoli, admiralit James Foggo viziton Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:15)

- Grupi i asambleistëve të Prishtinës, mbajnë konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projektligjin për Referendum. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim më MASHT, Universitetin e Prishtinës, komunën e Dragashit, OJQ- të mjedisore  do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Kampingu “Limth”, në hapësirat e Parkut Kombëtar “Sharri”, komuna e Dragashit, ora 12:00)

- Në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që përjetuan masakrën në burgun e Dubravës më 1999 mbahet tubimi përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre. (Hapësirat e burgut të Dubravës, ora 12:00)

- Zyra e Koordinatores Zhvillimore të OKB-së, së bashku me Komunën  e Obliliqit dhe Let’s do it Kosova organizojnë aktivitet të mbjelljes së fidanëve në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit. (Banesat e Plemetinës në fshatin Plemetinë, Komuna e Obiliqit, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon Ditët e Kuvendit me qytetarët e Lipjanit. (Kuvendi Komunal i Lipjanit, orën 14:00)