25 Qershor 2018

Hapet ekspozita personale ‘Pixel-Collages’ nga Thomas Hirschhorn

Prishtinë, 6 mars - Galeria Kombëtare e Kosovës do të prezantojë ekspozitën personale ‘Pixel-Collages’ nga Thomas Hirschhorn, e cila përfshin 5 kolazhe të mëdha, një përzgjedhje të gjërë të kolazheve të vogla, dhe materiale të referencave të prezantuara në një vitrine.

Shfaqja e punëve të fundit të Hirschhorn në Kosovë sot, me imazhet konfrontuese dhe përballjen me teknikat e rrejshme dhe maskuese të mediave, është një deklaratë, e ngjashme me argumentet të cilat Hirschhorn i shfaqë në manifestot të cilat e shoqërojnë ‘Pixel-Collages’, më saktësisht në: ‘Pse është e rëndësishme - Sot - të tregojmë dhe shikojmë imazhe të trupave të shkatërruar të njerzve’

Viteve të fundit, Hirschhorn ka zbarkuar në këtë lloj pune thellësisht personale, politike, dhe sociale, e cila eksploron limitet dhe mashtrimet e kulturës dhe medias. Duke kombinuar disa teknika të kolazhit, seria ‘Pixel-Collage’ vë në pytje legjitimitetin e imazheve të cilat janë të ndryshuara për të mbrojtur shikuesin nga imazhet e pakëndëshme të dhimbjes njerëzore, vuatjes, dhe dhunës. Ai vë në dyshim saktësinë e raportimit të mediave nga konfliktet, dhe manipulimin e imazheve të provave, fakteve apo dëshmisë që qarkullon në internet.
 
Ashtu si thotë artisti: “De-Piksellimi” është titulli i ekspozitës time në Galerinë Gladstone. Unë do ta prezantoj në mënyrë ekskluzive “Kolazhin e Ri Piksell”. Ekspozita do ta shënojë përfundimin e serisë “Kolazhi-Piksell” në të cilën kam punuar për dy vite. Angazhimi im në problematikën e ‘piksellimit’ dhe ‘de-piksellimit’ vjen nga vendimi për ta parë dhe për ta shikuar botën ashtu siç është, dhe për të insistuar për ta bërë këtë."

"Unë besoj se ‘de-piksellimi’, ‘piksellimi’, mjegullimi apo maskimi e për më tepër censurimi apo vetë-censurimi janë çështje tinëzare dhe në rritje, bile edhe në mediat sociale të kohës së sotme. Unë nuk e pranoj këtë, nën pretendimin e ‘mbrojtjes’ - mbrojtjes së vetes, mbrojtjes së të tjerëve - bota është e pikselluar në emër timin. Unë dua, unë mundem, unë kam nevojë dhe unë duhet ti përdori sytë e mi për të parë çdo gjë në botën tonë, si një veprim i emancipimit."  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2018 - Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon tryezën e kampanjës informuese ”Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ish punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” organizojn protestë. (Përpara Prokurorit të Shtetit në rrugën Luan Haradinaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për rratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha nga Komuna e Gjilanti mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për sqaruar dhe faktuar çështjen e pronës së rrethrrotullimit prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”. (Këndi i konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë takim në Kaçanik, në të cilin do të diskutohet lidhur me shkëmbimin e përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për plotesimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shofer, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kompleksin memorial Adem jashari në Prekaz, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 13:00)

- Birn dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2017. (Ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 13:30)