20 Nëntor 2018

Hapet ekspozita personale e Arjeta Malës

Prishtinë, 7 qershor  - Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet  hapja e ekspozitës “Tensione të Dukshme dhe të Fshehta” e autores Arjeta Mala.

Kjo ekspozitë me vizatime e cila ndahet në dy cikle, për autoren Arjeta Mala, paraqet gjithashtu dy botë, atë të “macros” dhe të “micros”.

Kallamet ishin ato që Arjeta Mala i zgjodhi nga natyra si pikënisje e botës “macro”. Për znj. Mala, fillimi i këtij projekti shënon periudhën e mërgimit të miliona njerëzve nëpër botë, gjë e cila u përjetua emocionalisht nga autorja e kësaj ekspozite.

Këto vizatime të realizuara në letër, akril dhe tush, paraqesin pastaj evoluimin në një dimension të ri të krijimtarisë artistike të znj. Mala. Botën e saj të re, të vogël, “botën micro”, e cila është më intime, më e lehtë, thuajse minimaliste dhe pa ngarkesa.

Arjeta Mala (1964) u lind në Pejë. Ka mbaruar Fakultetin e Arteve, drejtimin e dizajnit grafik, në Universitetin e Prishtinës. Për shkak të luftës së  vitit 1999, mërgon në Holandë ku edhe punon sot si artiste e lirë.

Ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit si në Rotterdam, Piershil, Binnenmaas, Hagë, Eindhoven, Dordrecht, Bochold, Prishtinë, etj.

Ndërkaq ekspozita personale ka realizuar në Galerinë e Ambasadës së Shqipërisë në Hagë (2017), në Piershil (2006), pastaj në Galerinë e Arteve të Komunës së Pejës (2017), në Rotterdam (2017), si dhe tani në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (2018).

Jeton dhe vepron në Holandë.  

Ndryshe, kjo ekspozitë financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është z. Zeni Ballazhi

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2018 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në. (Holli i MTI-së, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit, me temë “Integrimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Serb në Sistemin e Drejtësisë në Veriun e Vendit”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Menaxhmenti i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” mban konferencën ekskluzive për të informuar opinionin lidhur me rangimin e UP-së në databazën shkencore ndërkombëtare për institucione, Scimago. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 10:30)

- Ministri për tregti dhe industri, Endrit Shala raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me realizimin e planit të punës së këtij viti dhe planifikimet për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos dhe raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Promovohet libri i Ylli Cabiri i titulluar "Shqipëria mund të bëhët". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve promovuese me qëllim të shënimit të Ditës Universale  të Fëmijëve Avokati i Popullit do të organizojë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore, nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës. (Zyrët Qendrore të IAP-së, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinore raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Zëvendës Presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Jürgen Rigterink i takohet me Ministrin e Financave Bedri Hamza ku edhe do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 12:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan hap Zyrën për Këshillin e Nxënësve në nivel komunal me qëllim të bashkëpunimit dhe inkorporimit të kërkesave direkte të nxënësve si harmonizim i aktiviteteve të përbashkëta. (Objekti i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi raportojn para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesit e BERZh-it, për “Pristina Green City Action Plan”. (Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

- Në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” mbahet eventi i rrjetëzimit i cili do të certikoj 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve Tetor-Nëntor 2018.  (Sheshi 21, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 organizon hapjen e ekspozitës artistike dhe instalacionit “Handle With Care,” përgatitur nga artistet Jimini Hignett and Patricia Kaersenhout. (Hapësira e re e K2.0, rr. Ferat Dragaj 60-1, pas furrës Qerimi 1, ora 18:00)

- Galera e Ministrisë së Kulturës bën hapjen e ekspozitës “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.  (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)