16 Prill 2024

Hapet ekspozita ndërkombëtare e Fotografisë “Fokus 2017”

Prishtinë, 22 shkurt - Galeria Qahili është nikoqire e ekspozitës ndërkombëtare të Fotografisë “Fokus 2017”.

“Fokus” si konkurs më i madh i fotografisë në trevat shqiptare tani bartet nga Fieri në Prishtinë.

Kjo Ekspozitë është përzgjedhur nga kuratorët Burim Myftiu dhe Osman Demiri në bazë të përvojës së tyre artistike shumëvjeqare.

Në këtë ekspozitë paraqiten 55 artistë të fotografisë nga 20 shtete. Hapja e ekspozitës do të bëhet sot në Galerinë Qahili.

Themeluesit e këtij konkursi janë artistët: Arben Alliaj dhe Saimir Ahmeti të cilët me shumë entuziazëm vazhdojnë këtë traditë, që nga themelimi i saj.

Në vijim po sjellim emrat e artistëve pjesëmarrës të FOKUS 2017: Avin Abassi - Iran, Andi Agaraj - Shqipëri, Burhan Ahmeti - Maqedoni, Dali Alili - Maqedoni, Ibrahim Aysil - Turqi, Ernest Baba - Shqipëri, Ergys Baki - Shqipëri, Ahmad Belbasi - Iran, Roland Beqiraj - Shqipëri, Fjolla Besimi - Kosovë, Goran Boricic - Montenegro, Fitim Bushati - Kosovë, Taras Bychko - Ukrainë, Enver Bylykbashi - Kosovë, Ogor Coko - Serbi, Haris Calkic - Bosnjë dhe Hercegovinë, Alfredo Olivia Delgado - Spanjë, Mariposa Fa - Zvicër, Ardian Fezollari - Shqipëri, Ando Fuchs - Austri, Nima Ghari - Iran, Bardha Goga - Kosovë, Ahmed Hadrovic - Bosnjë dhe Hercegovinë, Damon Haghgoo - Iran, Afrim Hajrullahu - Kosovë, Besnik Hamiti - Kosovë, Arton Humolli - Kosovë, Rromir Imami - Zvicër, Dashimir Izairi - Gjermani - Maqedoni, Gani Jakupi - Francë - Kosovë, Eduina Jaupi - Shqipëri, Shukri Kaçaniku - Kosovë, Eliano Kalemi - Shqipëri - SHBA, Ognjen Karabegovic - Kroaci, Olga Karlovac - Kroaci, Andrea Kiss - Hungari, Artan Korenica - Kosovë, Halim Luta - Maqedoni, Ivano Mercanzin - Itali, Aleksander Mogilo - Bulgari, Olsi Qazimi - Gjermani, Vasil Qesari - Francë, Hazir Reka - Kosovë, Shkëlzen Rexha - Kosovë, Kaveh Safernejad - Kanadë, Fahredin Spahija - Kosovë, Naim Spahiu - Kosovë, Naim Shala - Kosovë, Burak Senbak - Turkey, Gent Shkullaku - Shqipërim Rozafa Shpuza - Shqipëri, Iden Temali - Shqipëri, Enea Veria - Shqipëri, Qerim Vrioni - Shqipëri, Maja Zlatevska - Maqedoni.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)