23 Prill 2024

Hapet ekspozita ndërkombëtare "E ardhmja e kufijve”

Prishtinë, 21 gusht - Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale, do te hap për publikun ekspoziten ndërkombëtare "E ardhmja e kufijve”.

Hapja e ekspozitës për publikun do të bëhet sot në të gjitha hapësirat në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë.

Ekspozita ndërkombëtare “E ardhmja e kufijve”, së bashku me ngjarjet e saj diskursive dhe pedagogjike, do të shikojë si funksionojnë shtetet kombëtare dhe sistemi i tyre për të politizuar (ose depolitizuar) identitetet kulturore, për të territorizuar zonat natyrore, kulturore dhe ekonomike nën konkurrencën kapitaliste dhe gjenerimin e fitimit?

Si përballen rezistencat lokale dhe rajonale me strategjitë gjeopolitike të sistemit shtetëror? Si përdor lëvizja qytetare mjete të ndryshme, artistike dhe të tjera, për të trajtuar problemet e kufirit, për të ndërtuar identitete lokale apo koalicion ndërkufitar?

Gjatë këtij rrugëtimi artistik që do zgjasë deri më23 Shtator do të adresohen me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)