19 Prill 2024

Hapet ekspozita Hijet e Bardha - Poezi

Prishtinë, 1 dhjetor - Ekspozita Hijet e Bardha - Poezi do të hapet sot duke në orët e mbrëmjes në Galerinë Qahili.

Pjesëmarrës në edicionin e katërt do të jenë 70 shkrimtarë nga rajoni, ku do të prezantohen mbi 100 poezi.

Hijet e Bardha, Festa e Shkrimtërëve këtë vit festat e fundvitit do t’i festoj me poezi, të cilat do të ekpsozohen në një format jo të zakontë për poezitë.

Hijet e Bardha këtë vit do të jap një çmim i cili do të përzgjedhet nga vet publiku. Votimi do të bëhet në hapësirë të Galerisë Qahili, dhe do të filloj nga momenti I hapjes së ekspozitës.

Poezia më e pëlqyer nga publiku do të tregohet në mbyllje të ekspozitës, me 19 dhjetor 2018, ku do të shpërblehet me një pikturë të fondit të Galerisë Qahili dhe tri libra nga ETEA.

Hijet e Bardha janë një metaforë për ta përshkruar artin si diçka të dlirë, të pastër dhe madhështore.

Vet hija është gjigante, është një iluzion që nuk është asjnëherë e njejtë. Edhe pse Hijet e Bardha nuk i shohim ato janë gjithkund. Mu për këtë arsyje veprat e artit përmbajnë një sharm dhe e mahnisin publikun.

Këtë edicion Galeria Qahili e organizoi në bashkëpunim me organizatën ETEA.

Ky edicion mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Birra Shok Shoqe, Pronto si dhe 2B Studio. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)