19 Mars 2024

Hapet ekspozita "Fara e kujtesës"

Prishtinë, 17 dhjetor - Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes organizon hapjen e ekspozitës "Fara e kujtesës".  

Ekspozita "Fara e kujtesës" është një eksplorim reflektues i të kaluarës së dhunshme të luftës në Kosovë, i ndërmarrë nga qytetarët prej tërë Kosovës, të cilët gjatë këtij viti morën pjesë në ciklin e trajnimeve për “Ballafaqim me të kaluarën”, të organizuar nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP).  

Punimet e paraqitura janë rezultat i punës së pjesëmarrësve, të cilët, bashkërisht, u përpoqën që nëpërmjet kujtimeve  të tyre të dhimbshme të së kaluarës, njëherazi të arrijnë edhe një të ardhme të formësuar nga empatia dhe vizioni i përbashkët i paqes.

Duke përdorur mënyrat e shprehjes artistike, pjesëmarrësit e projektit kanë krijuar imazhe unike të kujtimeve të tyre, që e bëjnë të kuptueshëm konceptin "Ballafaqimi me të kaluarën" në një nivel shumë personal dhe frymëzues.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur prej datës 17 deri më 20 dhjetor në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)