23 Prill 2024

Hapet ekspozita "E shkuara e ardhjma e së tashmes" e Artan Draçinit

Prishtinë, 22 shtator - Artan Draçini, piktori e grafisti nga Shkodra do të hapë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës sot ekspozitën vetjake të titulluar "E shkuara: e ardhjma e së tashmes".

Ekspozita ka gjuhën e Simbolikës së të shkuarës, që vjen si një echo këmbane në të tashmen, për të pasqyruar faktin si një keqkuptim normal dhe ironik në të ardhmen.

Një proces i tillë riciklimi i ndodhive imagjinative e krijon një pjesëz Art të qëndrueshëm në sistemin e vlerave të artit modern shqiptar të shekullit që jetojmë.

Kuratorja e ekspozitës Suzana Varvarica Kuka e paraqet artistin Draçini e mbështetur në konceptin e saj se: "Artisti është faktori themeltar i imazheve, të cilat, fillimisht, i lind si ndjesi vetjake e të fshehta.

Ai i ruan në burimin racional e më pas i shpërthen emocionalisht, ku bota e tij e brendshme shkapetet në të gjitha muret imagjinative. Aty, ku ndodhemi të gjithë, tek ekspozimi i tyre".

Në ekspozitë do të paraqiten 27 punime, të cilat janë në fletë grafike që jetojnë si një grupim, si dhe në pikturë, e cila ka një gjuhë tonale - grafike, tepër emocionale dhe konvenguese me faktin historik dhe emocional.

Kjo ekspozitë do të qëndroje e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)