19 Prill 2024

Hapet ekspozita e parë “n’4tn” grafike e artistes Hana Arapi

Prizren, 21 prill - Sot në hapësirën e Hamamit "Gazi Mehmet Pasha" në Prizren  do të prezantohet ekspozita e parë personale grafike “n’4tn”e artistes së re kosovare Hana Arapi, me mbështetjen e kuratores Lyra Zajmi.

Kjo ekspozitë sjell reflektimin e artistes gjatë rrugëtimit të saj 4 vjeçar në botën e artit grafik, më saktësisht Dizajnit Grafik.

Punimet që do të shpalosen janë nga fusha e Komunikimit Vizuel, përfshirë këtu Mediat Dixhitale, Ilustrimin, Fotografinë dhe Tipografinë.

Kjo formë e ekpozitës është e para llojit të saj që po prezantohet në historinë e artit kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)