23 Prill 2024

Hapet ekspozita e artistit Mentor Berisha 'Frymëmarrje në gardh'

Prishtinë, 23 janar - Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të hapet ekspozita e artistit Mentor Berisha “Frymëmarrje në gardh”.

Kuratori i kësaj ekspozite, prof. Fadil Hysa shprehet se Mentor Berisha është piktor dhe skulptor i brezit të ri të artistëve figurativ të Kosovës i cili kultivon një stil të veçantë pikturimi dhe skulpturimi, që rrallë e ndeshim tek artistët e brezit të ri.

"Në pikturat e tij mund të shohim imazhe nga e kaluara jonë, e cila rrezikon të tretet në harresë por fatmirësisht, ndonjëherë rrallë, si në këtë rast, ato ri-gjejnë rrugën e kthimit në kohën tonë, përmes laboratorit krijues të artistit”, ka theksuar Hysa.

Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj Shala - koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)