20 Prill 2024

Hapet ekspozita e artistëve nga Maqedonia “Esenca e ekzistencës”

Prishtinë, 27 nëntor - Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita e artistëve nga Maqedonia “Esenca e ekzistencës”.

Ekspozita është një koncept artistik i cili u drejtohet sferave të ndryshme të përditshmërisë, të jetës, ekzistencës, perceptimeve të cilat vijnë nga aspekte të ndryshme drejt esencës së qenies, të mbijetesës, të funksionimit.

Këtu përfshihen gjeneza e dashurisë, shpirtërores,të ushqyerit... kurse nën këtë diskurs zbulohen edhe çështjet e dinjitetit, ideologjisë, politikës, jetës sociale. ...

Ky koncept me një kuptim të përgjithshëm do t’i përfshijë aspektet e tridhjetë artistëve bashkëkohorë të Maqedonisë të cilët reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj parimeve ekzistencialiste, duke përdorur media të ndryshme të shprehje vizuale – nga ato klasiket: piktura, grafika, skulptura, duke kaluar te instalimet, objektet, fotografitë, e deri te video projektimet, printimet digjitale, performansat, audioinstalimet.

Artistët e përzgjedhur,Ismet Ramiçeviq, Metodi Angellov, Atanas Botev, Vana Urosheviq, Irena Paskali, Aleksandar Stankoski, Velimir Zhernovski, Gjorge Jovanoviq, Marija Sotirovska, Igor Sekovski, Osman Demiri, Sllavica Janeshlieva, OPA, Mihaela Jovanovska, Zero, Nehat Beqiri, Zeni Ballazhi, Zhaneta Vangeli, Dita Starova Qerimi, në fjalorin e tyre krijues përdorin elemente të cilat i shkojnë për shtat diskursit kryesor të konceptit, ndërkohë që secili prej tyre i shqyrton gjërat esenciale të ekzistencës në mënyra të ndryshme dhe prej këndvështrimeve të ndryshme.

Shpresojmë dhe besojmë se me këtë pamje tematike do të ofrojmë një mundësi këndvështrimi të artit bashkëkohor të Maqedonisë, Ana Frangovska, Goranço Gjorgjievski, Maja Çankullovska

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)