29 Mars 2024

Hapet ekspozita “Driving” e Shpresa Faqit

Prishtinë, 7 qershor - Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën një ditore të Shpresa Faqit “Driving”.

 Projekcioni i vizatimeve me tush prezantohet sot në murin e Galerisë Kombëtare te Kosovës pas perëndimit të diellit.

Në vitin 1990 Shpresa Faqi dhe prindërit e saj ikin nga Kosova në drejtim të Gjermanisë. Duke shikuar qytetet dhe pejsazhet jashtë veturës në levizje, ajo e pyeti vetën: 'Si është në këtë vend, dhe kush janë njerëzit që jetojnë këtu?'

Tash, pas 28 vite, ajo me veturë përshkon të njejtën rrugë prej Gjermanisë në Kosovë.

Udhëtimin e dokumenton Shpresa Faqi me vizatim tush në letër, instalacione me projektor në vende publike dhe vizatim me llak thonjësh në kapakët e rrotave të cilat gjinden gjatë rrugës nga Kassel, Bielefeld, Salzburg, Ljubljana, Zagreb, Sarajevë, Podgoricë, Ulqin dhe Prishtinë.

Kooperacion me: Kasseler Kunstverein, Artists Unlimited, Bielefelder Kunstverein, HDLU, Historical Museum of BIH etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)